Çifti i njohur Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë ndarë, pasi nëna e bashkëshortes Yolanda Hadid e akuzoi se e kishte goditur, 28-vjeçari u deklarua fajtor për një akuzë për shqetësim, duke deklaruar se nuk do të përpiqej t’i kundërshtonte pretendimet e saj.
Malik në shtator të këtij viti u akuzua për katër raste të shqetësimit. Në akuzat e paraqitura në Gjykatën e Qarkut të Pensilvanisë, ai akuzohet se e ka kërcënuar nënën e Gigi-t.
Këngëtari gjithashtu akuzohet se e ka lënduar fizikisht dhe psiqikisht atë.
Zayn ka pranuar një dënim me kusht prej 90 ditësh për 3 muaj, gjithsej 360 ditë. Ai gjithashtu pranoi të mos kishte asnjë kontakt me Yolanda Hadid.
Tensionet mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid thuhet se nisën për shkak se Yolanda ndau një imazh me mbesën e saj në rrjetet sociale në janar të këtij viti duke bërë kështu të duket fytyra e Khai-t , vajza e çiftit, në një reflektim në pasqyrë.
Ajo e fshiu menjëherë foton dhe e zëvendësoi atë me një imazh tjetër pasi e kuptoi gabimin e saj, por dëmi tashmë ishte bërë pasi fansat kishin parë fytyrën e vogëlushes.
Zayn, i cili së bashku me Gigi-n nuk e shfaq kurrë fytyrën e vajzës së tyre publikisht, u tha se ishte zemëruar me Yolanda-n, dhe tensionet kanë mbetur mes tyre që atëherë.
