Të fundit

“Plan djallëzor” në shtëpinë e Big Brother

Halloween-i u festua edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët VIP të “Big Brother” kanë krijuar atmosferë festive me rastin e festës së Halloween mbrëmjen e djeshme.

Disa prej banorëve, Donaldi, Graniti dhe Beatrixi, vendosën që t’i trembnin banorët që kishin rënë në gjumë.

Pasi kanë veshur disa pelerina me kapuç, ata tentuan që të trembnin  Arditin, Beniadën dhe Sarën.

Banorët siç shihet edhe nga pamjet e shkëputura nga ky moment, nuk u frikësuan aspak nga ky “plan djallëzor” që treshja e kishte organizuar.

“Nuk doja ta trembja se më vinte gjynah”-tha Donaldi me shaka. Ndërkohë momentet gazmore duket se nuk i munguan asaj nate gjatë këtij plani.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci