Të fundit

Serbët kontrabanduan artefakte të Kalasë së Novobërdës në Serbi

Është konfirmuar se kompania serbe “KOTO” e cila ishte kontraktuar për restaurimin e pjesës së epërme të Kalasë së Novobërdës ka marrë materiale arkeologjike nga kjo kala.

Siç raporton “Koha.net” përpos marrjes së këtyre materialeve, Serbia tashmë ka filluar edhe një procedurë tjetër për këto materiale.

Serbia siç raporton mediumi është duke financuar edhe studimin e gjetjeve arkeologjike.

E gjithë kjo është bazuar në një punim shkencor të botuar në dhjetor të vitit të kaluar në numrin e 40-të të revistës arkeologjike “Journal of Archaeological Science”.

“Një përmbledhje unike e përbërë nga lëkura e mumifikuar e kafshëve me qime të ruajtura, e mbushur me rrëshirë e katran u zbuluan gjatë gërmimeve arkeologjike të Kalasë së Novobërdës më 2015”, shkruhet në studim

Një veprim i tillë i kryer nga kompania serbe “KOTO” është ilegal, kurse deri më sot nuk ka pasur reagime për kthimin e këtyre materialeve.

Foto: Koha.net

 

Restaurimi i mureve të Kalasë së Novobërdës kishte filluar më 2015-ën, kurse dy vite pasi kompania serbe “KOTO” kishte përfunduar restaurimin, muret e kësaj kalaje kishin filluar të shkatërroheshin.

Për renovimin e Kalasë së Novobërdës, Komisioni Evropian atë kohë pati ndarë 1.1 milionë euro për investime, transmeton Paparaci.

Ndonëse Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur të drejtë të përfshihen në këtë projekt, një grup i arkeologëve nga Kosova e Shqipëria gjatë kohës së punimeve kishin konstatuar se kompania nuk është duke kryer punimet siç duhet. Ata kishin bërë edhe një raport të cilin nuk e kishte marrë parasysh askush.

Kujtojmë se renovimi i Kalasë së Novobërdës nuk ka qenë projekti i vetëm në Kosovë i kompanisë serbe “KOTO”. Kësaj kompanie UNESCO ia kishte besuar edhe katër projekte tjera.

Ato janë objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovës, që në listën e UNESCO-s figurojnë si pjesë e trashëgimisë serbe.

Projektet që UNESCO ia ka besuar kësaj kompanie përfshinin rindërtimin manastirit serb të Deçanit, Graçanicës, Patriarkës së Pejës dhe Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë të Lëvizjes në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci