Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar SHBA-në për organizimin e një sulmi kibernetik kundër vendit në baza ditore, pa dhënë prova për pretendimin, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Ai shtoi se do të gjente përgjegjësit për atë që e quan “agresion kibernetik”.
“Nuk duhet të ketë dyshim se agresioni kibernetik i lëshuar kundër Rusisë do të çojë në pasoja të rënda për nxitësit dhe autorët e saj”, tha ministria në një deklaratë.
“Burimet e sulmeve do të identifikohen dhe sulmuesit në mënyrë të pashmangshme do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin”.
Pretendime të ngjashme të mëparshme nga Kremlini janë hedhur poshtë nga SHBA, dhe Rusia akuzohet gjerësisht nga ekspertët për përdorimin rutinë të dezinformatave si pjesë e fushatës së saj propagandistike.
