Të fundit

Kurti: Trepça është rikthyer aty ku e ka vendin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rihapjen e terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë, ka thënë se terminali është rikthyer aty ku e ka vendin.

Tutje ai ka shtuar se rihapja e këtij terminali e ndihmon Kosovën, Trepçën por dhe zhvillimin e biznesit.

“Është një e arritur që na ndihmon të gjithëve edhe shtetin e Kosovën e Trepçën edhe doganat, por në veçanti ndihmon të bërit biznes. Për bizneset një kosto e panevojshme hiqet dhe në këtë mënyrë ato do të mund të funksionojnë më lirë e më mirë edhe për të mirën e tyre, por edhe të qytetarëve të vendit. Nga viti 2003 deri në 2014, terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës”, ka thënë Kurti.

“7 vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës dhe po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar dhe po e korrigjojmë një dëm të bërë para 7 vitesh. Asokohe, 24 punëtorë kanë punuar në terminalin doganor dhe ata automatikisht patën ngelur pa punë atëherë kur e patën nxjerrë jashtë kësaj hapësire terminalin doganor”, ka shtuar ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci