Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një gabim teknik në rrjetin e tij social “Facebook”.
Rama, njoftimin se është takuar me kryetarin e ‘Aerodrom’ të Shkupit, Timco Muncunski, e bëri në mënyrë jo të drejtë.
Ai së pari e shkroi se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Aeroportit të kryeqytetit maqedonas, por më pas e ndryshoi.
Ky gabim, i cili nuk kaloi pa u vërejtur, u përmirësua dhe u shkrua në formën e duhur nga Rama.
Megjithatë, i pari i Prishtinës theksoi se Muncunskin, identifikuan sektorë të ndryshëm potencialë për bashkëpunim ndërkufitar.
“Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim”, përfundoi ai.

