Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar për frikën e tij më të madhe pas përfundimit të zgjedhjeve serbe më 3 prill dhe mos lejimin e mbajtjes së tyre në Kosovë.
Ai ka thënë se Serbia do të fitoj terren në marrëdhëniet me vendet QUINT-it e që sipas tij do të jenë në dëm të Kosovës.
“Frika ime është kjo. Frika ime është që pas 4 prillit ne do të rrimë në këtë festën tonë që e mposhtëm Serbinë. Ndërsa, Serbia do të fitoj terren në marrëdhëniet me QUINT-in në dëm të Kosovës. Shpresoj qe Albin Kurti e kupton sa mund të jetë dëmi për Kosovën nëse kjo ndodhë”, deklaroi ai.
