Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që ministrat t’u përgjigjen ftesave të komisioneve për raportim.
Deputetja e LDK-së u shpreh se është mirë që ministrat t’u përgjigjen pozitivisht ftesave për raportim pasi kjo po bëhet me qëllim që “të bëhet punë më e mirë e institucioneve qeverisëse”.
Vërejtjes së Bajramit i është përgjigjur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo tha se përfaqësues nga Ministria e Arsimit kanë raportuar tri herë para komisionit për mbikëqyrjen e Financave Publike dhe se ata janë të gatshëm të përgjigjen sa herë që është e nevojshme.
