Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli për shkak të një problemi shëndetësor në dhjetor, por argjentinasi po mendon të rikthehet përsëri.
Në një intervistë për TYC Sports, Aguero pohoi se ka menduar rikthimin përsëri në fushën e blertë.
“Dje më shkoi në mendje se mund të luaja sërish futboll. Mjekët më thanë se duhet të kaloj pesë apo gjashtë muaj jashtë fushës, por tashmë dua të stërvitem sërish”, tha Aguero
“Dua të luaj në mënyrë rekreative. Më ftuan në Miami për të luajtur një lojë dhe unë nuk shkova. Dua t’i dërgoj një mesazh mjekut”, shtoi ai.
Aguero, gjithashtu diskutoi shanset e Argjentinës në Kupën e Botës 2022, e cila do të zhvillohet në Katar në nëntor dhe dhjetor.
“Duhet të shikoni ndeshjet dhe shortin, gjë që është kyçe, por Argjentina është gjithmonë kandidate për të luftuar për Kupën e Botës”, përfundoi ai.
33-vjeçari u detyrua të varte këpucët për shkak të një problemi në zemër, i cili erdhi vetëm pak muaj pasi ai u transferua nga Manchester City te Barcelona si transferim i lirë.
