“Rusia nuk do t’i kërkojë nga Bashkimi Evropian heqjen e sanksioneve, sepse ka furnizime dhe alternativa të mjaftueshme”, pretendohet në një kumtesë të Ministrisë së Jashtme ruse, transmeton agjencia e lajmeve ruse RIA.
“Bashkimi Evropian nuk është qendra e universit”, ka thënë kreu i koordinimit evropian në ministrinë ruse, Nikolai Kobrinec, raporton Reuters.
Rusia ka thënë se do t’i përgjigjet sanksioneve të BE-së, duke pretenduar se ndoshta 27 vende të bllokut evropian do të kuptojnë se nuk është në interes të tyre të konfrontohen me Moskën, raporton RIA, duke cituar një zyrtar të lartë të Ministrisë së Jashtme.
“Veprimet e Bashkimit Evropian nuk do të mbeten pa përgjigje. Sanksionet e papërgjegjshme nga Brukseli po ndikojnë tashmë negativisht në jetën e përditshme të evropianëve të zakonshëm”, ka thënë Kobrinec./Paparaci
