Të fundit

Kaq do të kushtojë riparimi i qytetit të Mariupolit

Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka vlerësuar se do të kushtojë të paktën 10 miliardë dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar të qytetit, pas javëve të granatimeve intensive, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Ky është një vlerësim paraprak i bërë ndërsa lufta me Rusinë vazhdon.

Fotografitë kanë kapur shkatërrimin në Mariupol, me ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale të shkatërruara tërësisht nga sulmet ajrore ruse.

Ndërkohë, mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm prej javësh, ndërsa autokolonat humanitare luftojnë për të arritur në qytet.

“Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t’i kalojë Gjykatës Ndërkombëtare (të Drejtësisë)”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci