Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka vizituar pikën kufitare në Merdare, në ditën që po mbahen zgjedhjet në Serbi.
Njoftimin e bëri në Twitter, teksa shtoi se në këtë vizitë ishte prezente edhe ambsadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.
“Vizituam pikën kufitare të Merdares me ambasadoren Butel. Kemi vërejtur bashkëpunim të mirë: 4 korsi funksionale në të dyja anët. Dëgjoj se Kosova ka shtuar -siç është premtuar- stafin në pikat përkatëse kufitare për të mundësuar kalime të qeta kufitare në mënyrë që votuesit me të drejtë vote të votojnë”, shkroi Rohde në Twitter.
Visited Merdare border crossing with Ambassador Butel @FranceauKosovo. We observed good cooperation: 4 lanes operational on both sides. I hear 🇽🇰has increased -as promised- staff at relevant border points. 👍 for enabling smooth border crossings so eligible voters can vote 🗳 pic.twitter.com/rj87fKasHM
— German Embassy Pristina (@GermanAmbKOS) April 3, 2022
