Të fundit

Kurti dhe Jashari flasin për sigurinë në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë pritur në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022, dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që vendi të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

“Diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra të tmerrshme”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Kurti dhe Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci