Të fundit

“Sa keq qenke veshur”, moderatorja i reagon ndjekësit

Moderatorja enjohur, Kiara Tito së fundmi ka marrë kritika nga ana e ndjekësve të saj sa i përket veshjes së saj.

Në puntatën e fundit të “Style Star Show”, Kiara kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër që i nxirrte në pah format, por kjo veshje mesa duket nuk u ka pëlqyer aq shumë.

Moderatorja ka ndarë në Instastory një koment ku shkruhet: “Sa keq je veshur o prezantuese. Për të mos thënë e zhveshur”.

“1 në 100 komente që po lexoja. Vërtet akoma në 2022 komentohet gjatësia e një fustani? Për më tepër në një emision mode. Nuk kam koment.”

Më pas moderatorja ka ndarë edhe mesazhin e një ndjekëse e cila i thotë: “Për ju moda është të dilni zhveshur”.

Kiara e ka marrë me të qeshur këtë mesazh dhe paralajmëron se këtë javë do shfaqet akoma më ‘bombë’.

“Të bëhen gati komentuesit nga YouTube të djegin tastierën”, shkruan moderatorja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci