Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e Dritës, Marko Simonovski.
Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafirë, me rezultat 3:2. Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të.
Pas fitores në Lipjan, Drita renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.
