Të fundit

Halil Thaçi i përgjigjet Krasniqit për listat në hotelin “Kristal”

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi i është kundërpërgjigjur akuzave të anëtarit të PSD-së, Frashër Krasniqi për listën e vendosur me personat që do të punësohen në KEK në hotelin “Kristal”.

Ai në emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Teksa shtoi se nuk ia mban mend emrin Frashër Krasniqit.

“Nuk është e vërtetë që kam pas takim siç ka thanë ai në studio ja harrova emrin, nuk është e vërtetë që kam pas takime me askënd për punësime në KEK. Ta keni parasysh një mentaliteti se një deputet ka ndikim në ndërmarrjet publike kanë përfunduar me 14 shkurt 2021. Ai mentalitet i takon qeverisë së kalume. Gjithë kjo zhurmë dhe gjithë kjo piskamë që po bëhet për 120 të rijnë që janë punësuar në KEK. Po mundohet të konfuzohet suksesi i Qeverisë Kurti që e opat karshi Serbisë. Asnjë fjalë nuk ë folët për zgjedhjet në Serbi”, tha ai.

Për këtë Ermal Panduri i tha atij se në Dukagjin është bërë edicion special, transmeton Paparaci.

Ndërkohë, që Frashër Krasniqi i tha deputetit që të vij në studio dhe të përballet me ta.

“Pse s’po vjen këtu në deputet, pse s’po vjen në debat. Asnjë deputet i LVV-së kurrë nuk del në debat”, tha ai.

Më herët Frashër Krasniqi deklaroi se strukturat e VV-së paraprakisht kanë marrë sinjal që të përgatisin listat për personat që duhet të punësohen.

“Të gjitha strukturat e kanë marrë një sinjal që përgatitni listat se këna me ju shti në punë. Mos harroni prej njerëzve që këna marrë shumë raportime në Obliq e Kastriot, që po raportojnë edhe po tregojnë listat kush me u punësu në KEK janë vendosë në Hotel “Kristal” prej deputetit të LVV-së, Halil Thaçi që ka qenë kandidat i LVV-së në Kastriot. Dhe o ditë shumë ma herët kush ka me u pranu. Jo rastësisht i ki qita”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se Thaçi për këtë ka mbajtur takim në këtë hotel, transmeton Paparaci.

Krasniqi: Halil Thaçi vendosi listën e personave që do punësohen në KEK në hotelin “Kristal”

Një hulumtim i Paparacit, i publikuar të hënën, nxjerri në pah shkeljet e rënda ligjore në procesin e rekrutimit të 128 punëtorëve në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, si dhe të afërm të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit, figurojnë në mesin e të punësuarve në KEK.

Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, 120 prej tyre janë të afërm me partinë në pushtet. 40 të tjerë, kanë deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në ndërmarrjen publike.

Në konkurs kanë aplikuar plot 4668 persona.

Ndërmarrja Publike e KEK-ut, ka pasur edhe më herët punësime familjare, por kurrë në këtë nivel. Krejtësisht në mënyrë të hapur. Në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal.

Ndërkohë, shumë kandidatë që kanë pasur nga 80 pikë deri 100 pikë, nuk janë pranuar në punë me arsyetimin se gjatë intervistës verbale kanë dështuar.

Korporata sot ka reaguar përmes një komunikate për media duke thënë se janë duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike “rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit”.

KEK-u ka njoftuar se për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit, si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kanë pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci