Në një anketim të kryer nga “Sleep Junkie” janë analizuar aplikacionet që përdoren para se të flemë gjumë.
Në vend të parë si aplikacioni më shqetësues është TikTok me 89% sipas rezultateve.
Përdoruesit e këtij aplikacioni janë rritur nga 700 milionë në vitin 2022, në më shumë se 1 miliardë në 2022-in.
Sipas “Sleep Junkie”, asnjë pajisje elektronike nuk duhet përdorur para gjumit, pasi drita blu që lëshojnë ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.
