Të fundit

The Times: Në verë Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s

Rusia ka bërë një “gabim masiv strategjik” pasi Finlanda dhe Suedia duken të gatshme për t’u bashkuar me NATO-n që në verë, raportoi të hënën The Times, duke cituar zyrtarë.

Uashingtoni po merr masa të zgjerojë aleancën perëndimore nga 30 në 32 anëtarë si pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Putin.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se anëtarësimi në NATO për të dy vendet nordike ishte “një temë bisede dhe sesionesh të shumta” gjatë bisedimeve midis ministrave të jashtëm të aleancës javën e kaluar, ku morën pjesë Suedia dhe Finlanda, shton raporti.

“Çfarë mund të jetë kjo veçse një gabim masiv strategjik për Putinin”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Aplikimi i Finlandës pritet në qershor, ndërsa Suedia pritet ta ndjekë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci