Të fundit

Deklarohet Kujtim Gashi: Nuk e di arsyen e shkarkimit

Kujtim Gashi, e ka konfirmuar shkarkimin e tij nga pozita si Drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë së Shoqërisë së Informacionit, shkruan Paparaci.

Ai për Paparacin ka treguar se ende nuk dihen arsyet e shkarkimit, pasi që nuk e ka pranuar vendimin.

“Është e vërtetë ajo që e keni parë ju në media, ende nuk e kam marr vendimin dhe nuk e di se cila është arsyeja e vendimit të shkarkimit”.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme e ka shkarkuar Kujtim Gashi, ish-kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Ministri Sveçla u shpreh se atij i ishte vazhduar mandate jashtëligjshëm nga “Qeveria Hoti”, më 22 janar 2020.

‘Vendimin e 22 janarit 2020 të qeverisë në të cilin zotri Kujtim Gashit i vazhdohet mandati si Drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë së Shoqërisë së Informacionit edhe për tre vjet . Kjo me qëllim të kthimit të ligjshmërisë”.

Gashi i cili ishte në mandatin e tij të tretë sipas Sveçlës, është shkelur Ligji për Shërbyesit civil pasi ky ligj e parasheh që një person të jetë vetëm për një mandate në krye të këtij Agjensioni.

“Ligji ka përcaktuar qartë që emërimi në pozitë të lartë bëhet për një mandate tre vjeçare dhe nuk parashihet një mandate i dytë rrjedhimisht një mandate të tretë”, ka thënë Svecla.

Kujtim Gashin, i cili prej shtatë vjetësh e drejton Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit. Në dhjetor të 2013-s ishte zgjedhur në këtë pozitë, kur qeveria drejtohej nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetar i PDK-së.

Gashi ishte në këtë detyrë edhe më 2017-n, kur PDK-ja e kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Kamenicës. Nuk kishte mundur të zgjidhej, prandaj i ishte kthyer funksionit në Agjenci si drejtor i përgjithshëm. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci