Pronari turk Nusret Gokce, i njohur ndryshe si “Salt Bae” është në kërkim të një shefi kuzhine, i cili do të ketë për detyrë që të gatuaj biftekun e famshëm të restorantit të Nusret, Tomahawk, i cili kushton rreth 1.975 dollarë. Për shërbimin e tij, paga do të jetë rreth 16 dollarë për orë, përfshirë edhe bakshishe.
Sipas Daily Mail, kjo pagë është e barazvlefshme me një pjatë pure patatesh apo misri të ëmbël të gatuara në kuzhinën e tij. Ky pozicion pune u zbulua në caterer.com dhe aty shënohej se restoranti ofron një pagë të lartë dhe konkurruese.
Ndër të tjera, në postim thuhet: “Një mundësi e mrekullueshme për një Chef De Partie me eksperiencë, t’i bashkohet stafit të Nusret në restorantin e ri në Londër. I ngarkuar me këtë pozicion, do të mund të punosh me përbërësit më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej në një nga shtëpitë e mishit më të njohura në botë.”
Pas hapjes së këtij restoranti mishi në shtator, pati kritika dhe reagime të shumta për çmimet e larta për ushqimet që ofroheshin në menunë e restorantit.
