Të fundit

Po studiohet vaksina universale antiCovid-19

Në Australi po zhvillohet një vaksinë universale e cila mund të mbrojë kundër të gjitha varianteve të Covid-19.

Shkencëtarët e “Institutit Garvan” studiuan mijëra antitrupa në laboratorë dhe identifikuan cilët reagonin kur binin në kontakt me proteinat e koronavirusit.

Drejtuesi i Institutit, Kristofer Gudnou, thotë se vaksinat që përdoren aktualisht për imunizimin kundër Covid po bëjnë punë të mirë sepse po e pengojnë përhapjen e virusit, por antitrupat që ato krijojnë veprojnë te një pjesë e virusit që prapë arrin të pësojë mutacione.

“Ne studiuam ato pjesë të virusit të cilat na infektojnë nisur nga variantet më shqetësuese dhe se si kanë ndryshuar. Strategjia jonë ishte që të prodhonim antitrupa të cilët veprojnë te pjesa e pandryshueshme e virusit.”

Shkencëtarët zbuluan se imunizimi ishte më efikas nëse përdoren proteinat sipërfaqësore të huazuara nga virusi SARS-CoV-1, nga epidemia e vitit 2003.

Në eksperimentet me kavjet, këto proteina krijonin 80 për qind antitrupa që lidheshin me molekulat e virusit të cilat nuk e lejojnë të përhapet.

Instituti australian do i vijojë testimet me vaksinat e gjeneratës tjetër për të zbuluar efikasitetin e antitrupave ndaj varianteve të reja të Covid.

Rreth gjysma e popullsisë në botë është vaksinuar me të paktën njërën dozë nga mbi 7 miliardë që u përdorën këtë vit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci