Të fundit

Gërvalla shkarkon diplomaten në Londër

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkarkuar diplomaten kosovare në Londër, Arrita Gjakova.

Siç raporton portali Koha.net shkarkimi i autoritetit të dytë të Ambasadës së Kosovës në Londër, Arrita Gjakova, është bërë me arsyetimin se kjo e fundit nuk ka përcjellë informatat me rëndësi diplomatike.

Tutje siç raportohet kjo e fundit ka shërbyer si ministre këshilltare dhe nuk ka rrumbullakuar një mandat të plotë, kjo sepse kësaj të fundit vendimi për shkarkim i ka shkruar me datën 8 prill.

Gjakova nuk ka asnjë muaj të plotë për të paketuar valixhet e saja.

Koha.net shkruan se sipas vendimit që posedojnë Gjakovës i atribuohet shkelja e dispozitave të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm që kanë të bëjnë me informacionet shtetërore.

“Rrjedhimisht, për shkak të shkeljes së këtyre dispozitave, respektivisht neglizhencës së diplomates duke mos bërë njoftim me kohë dhe përcjelljen e informatave me rëndësi të veçantë për proceset diplomatike me shtetin në të cilin ka shërbyer si dhe të përgjigjeve në kërkesat e ministrisë përmes kanale diplomatike, bëhet tërheqja e parakohshme e diplomates në përputhje me nenin 22 dhe 23 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm”, shkruhet në vendimin e MPJD-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci