Rrjeti social “Twitter” mund të bëhet me një pronar të ri.
Miliarderi Elon Musk është ofruar për të blerë “Twitter” për 41.39 miliardë dollarë.
Shefi ekzekutiv i Tesla tash e disa javë lidhet me një lëvizje të mundshme të tillë dhe tashmë mediat britanike dhe ato botërore bëjnë të ditur se një gjë e tillë po ndodh.
Nuk flitet akoma për një marrëveshje ose jo të Musk për blerjen e “Twitter”
Mbetet të shihet nëse kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme për t’i siguruar miliarderit një prej kompanive më të mëdha në botën e rrjeteve sociale.
