Këngëtarja me famë botërore Celine Dion po ballafaqohet me një gjendje të rëndë shëndetësore dhe kohë më parë është paralajmëruar se të gjitha koncertet e planifikuara të këngëtares janë shtyrë përshkak të komplikimeve.
Kohëve të fundit burime të afërta me yllin e muzikës kanë konfirmuar se gjendja e saj është përkeqësuar akoma më shumë.
“Ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë. Ajo është shumë e dobët dhe ka humbur shumë peshë. Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit. Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej”.


