Të fundit

Arrestohet në Spanjë trafikanti më i madh shqiptar

Policia spanjolle ka shkatërruar dy organizata të mëdha të trafikimit të kanabisit, duke sekuestruar 10 ton drogë në brigjet e Katalonjës.

Në prangat e policisë kanë rënë  10 trafikantë droge dhe 51 persona të tjerë.

Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili sipas autoriteteve spanjolle konsiderohet si trafikanti më i madh i hashashit në Katalonjë për 2021-in.

Mediet italiane shkruajnë se trafikantët ishin vendosur në Spanjë nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.

Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi, shkruajnë mediet italiane. Mësohet se trafikantët blinin varkat në Galicia dhe Portugali më pas i dërgonin në Katalonja, në një punishte ku anijet përgatiteshin për të transportuar ngarkesën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci