Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Pedri, ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Eintracht Frankfurt.
Pedri u detyrua të zëvendësoj mbrëmë gjatë pjesës së parë, pasi që po ndjente dhimbje në muskulin e këmbës së majtë, ndërsa lëndimin e tij e konfirmuar sot klubi katalunas.
“Testet e bëra në mëngjesin e sotëm e kanë konfirmuar lëndimin e Pedrit. Ai ka një këputje në muskulin e këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Ndërsa, nuk është përcaktuar koha e saktë se sa do të mungojë 19-vjeçari.
LATEST NEWS | Tests carried out this morning have confirmed that @Pedri has a rupture in his left biceps femoris. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/R399cpwU4N
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 15, 2022
Barcelona u eliminua mbrëmë nga Liga e Evropës pasi që u mposht nga Frankfurti me rezultat 4:3 në të dyja ndeshjet.
