Të fundit

Krasniqi: Vetëvendosje po e keqpërdorë rastin e Astrit Deharit

Frashër Krasniq, anëtar i PSD-së, e ka akuzuar Vetëvendosjen se po e keqpërdorë rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Krasniqi në një video të publikuar në Facebook ka thënë se askush nga Vetëvendosja nuk ka thënë asnjë fjalë për arrestimin e Astrit Deharti, deri kur ky i fundit u gjet i vdekur në qelinë e tij.

“Një prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit. Kur Astrit Dehari bashkë me neve u arrestuan në gusht të vitit 2016, për tre muaj rend Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe kërkush nga Vetëvendosja përveç Dardan Molliqaj dhe Visar Ymerit nuk e thanë asnjë fjalë për arrestimin e padrejtë të Astritit. Pra asnjë denoncim nuk e bonën që Astriti u arrestu në mënyrë të padrejtë dhe u mbajt në burg në mënyrë të padrejtë”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se nëse dikush arrin të gjejë një deklaratë të Albin Kurtit nga 30 gushti deri më 5 nëntor të 2016-ës, ku ky i fundit denoncon arrestimin e Deharit, atëherë Krasniqi do të tërhiqet nga politika.

“Unë i sfidoj cilindo militant të Vetëvendosjes, edhe ata që kanë me shkru komente në këtë video, le të hijnë le t’ma gjejnë veç një deklaratë të Albin Kurtit prej datës 30 gusht deri më 5 nëntor 2016 ku e denoncon arrestimin e padrejtë të Astrti Deharit, unë tërhiqem nga politika”, shtoi Krasniqi.

Frashër Krasniqi thotë se Kurti rastin e Astrit Deharit filloi ta përdorë për përfitime elektorale, transmeton Paparaci.

“Kur filloi Albin Kurti me folë për Astrit Deharin? Vetëm pas vdekjes së tij. Pra, vetëm pasi rasti i Astrit Deharit u bë i përdorshëm elektoralisht për Albin Kurtin. Nuk ka fushatë elektorale prej vdekjes së Astritit në të cilën Albin Kurti nuk e ka shfrytëzuar në secilin tubim emrin e Astrit Deharit për me fitu vota”, tha ai.

Krasniqi në videon e publikuar ka vendosur disa nga deklaratat që Albin Kurti sa ishte në opozitë i ka bërë për vdekjen e Astrit Deharit gjatë tubimeve që ka mbajtur.

“A në momentin që ka ardhë në pushtet, i ka fitu 50% të votave, ka hy në qeveri, tahs i ka bo më shumë se 1 vit qeverisje, asnjë fjalë më për Astrit Deharin, përpos naj homazhi ose naj rasti përkujtimor”, shtoi ai.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë:

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci