“Miss Universe Kosova” 2008, Zana Krasniqi, vendosi t’i futet politikës.
Modelja kosovare, Krasniqi, u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr nga Arben Vitia, duke kandiduar për asambliste në zgjedhjet lokale 2021, që u mbajtën më 17 tetor.
Krasniqi e bëri të qartë se arsyeja e kalimit të saj në politikë ishte kauza e saj për ambientin, me çka do të bënte të pamundurën për të shtyrë përpara fushatat e gjelbra për kryeqytetin.
Ajo e bëri të ditur arsyen e kalimit të saj në politikë ishte kauza e saj për natyrën dhe mirëmbajtjen, gjë për të cilë do të bënte të pamundurën.
Me shpalljen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përzgjedhjen e kandidatëve asamblist, këtë të mërkurë, rezultoi se emri i modeles nuk gjindet në list. Ajo nuk e ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë pjesë e Asamblesë Komunale në Prishtinë.
Ajo ka marrë në total 380 vota, duke dalë femra e tetë më e votuar në listën e Vetëvendosjes në Prishtinë, të udhëhequr nga prijësi Arben Vitia.
Ajo është femra e tetë më e votuar në në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, me 380 vota total.
Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë plot 17 ulëse në Kuvendin Komunal, me çka sipas kuotës gjinore, pesë prej tyre mund të jenë femra, por kjo nuk ia siguron Krasniqit ulësen e asamblistes në Komunën e Prishtinës.
Zana Krasniqi – Fazliu, konkurroi në zgjedhjet lokale të tetorit me numrin 20.
