Oriola Marashi, super modelja shqiptare prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të bujshme prej modeleje brenda dhe jashtë vendit, ajo së fundmi është bërë edhe pjesë e “Guess”.
Ajo përmes një postimi në Instastory, iu dha mundësinë fansave të saj që të bëjnë pyetje. Ajo në Instastory shkruajti: “Pyetje – Përgjigje”.

“A paguhet mirë modelingu në Shqipëri?”, e pyeti një nga ndjekësit e saj.
Oriola nuk u hezitua t’i përgjigjej, duke i thënë që ka kaluar shumë sfida për të mbërritur këtu ku është tani.
“Nuk mund të qahem. Unë kam standartin tim dhe me brende qe kam punuar në Shqipëri para se të arritja të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë”, përgjigjet Marashi.
“Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e “Guess”. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe brryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh tutje Marashi.
Ajo së fundi e ka postuar edhe një set fotografik.
View this post on Instagram
