Të fundit

Edon Zhegrova në radarin e gjigantit anglez

Edon Zhegrova raportohet se ka përfunduar në radarin e Arsenalit.

Sipas “Sky Sports”, klubi nga Londra është duke e vëzhguar reprezentuesin e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, mediumi i njohur britanik raportoi se Zhegrova mund t’i kushtojë “Topçinjëve” 11 milionë funte, plus bonuset.

23-vjeçari është pjesë e Lille që nga janari i vitit 2022. Ai u transferua te kampioni në fuqi i Francës nga Baseli për 7 milionë euro.

Sulmuesi i Kosovës me skuadrën franceze ka bërë shtatë paraqitje në Ligue 1, ku ka regjistruar dy gola dhe një asistim.

Edon Zhegrova me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci