Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, nga sot është zyrtarisht Ambasadore e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.
Sot, në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ka realizuar një vizitë ku me prezencën e saj gëzoi fëmijët.
“Dhurata Dora, Ambasadore e Vullnetit të Mirë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë. Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë“, shkruajnë SOS Fshati i Fëmijëve.
“Eshtë nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre“, kishte thënë Dora.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë publikuan disa fotografi nga takimi i sotëm i fëmijëve me këngëtaren, të cilët edhe kanë dhuruar një shfaqje të përgatitur për të pranishmit në event.
