Të fundit

“Rusia hakmerret për fundosjen e luftanijes”

Reporteri i BBC-së nga Kievi, Mark Lowen është shprehur se doli që ndjenja e sigurisë që zvarritej përsëri në Kiev dhe në perëndim të Ukrainës, falë tërheqjes së Rusisë, ishte e rreme.

Po, ai shtoi se trupat pushtuese nuk janë më në Kievi dhe Lviv, mirëpo një kërcënimi nga larg mund të jetë po aq vdekjeprurës.

Raketat me rreze të gjatë, që mendohet se janë lëshuar nga Deti i Zi, kanë goditur tani të dy qytetet, duke vrarë dhe plagosur njerëz.

Më shumë se dy javë pasi Rusia tha se do të zhvendoste fokusin e ofensivës së saj në lindje, të shtënat e fundit nga ta, ishin një lloj paralajmërimi, shkruan BBC.

Ukraina thotë se sulmet e përditshme janë qartazi hakmarrje ruse për fundosjen e anijes së saj “Moskva” në Detin e Zi.

Sipas tyre ishte një poshtërim për Moskën, humbja më e madhe e një luftanijeje ruse që nga Lufta e Dytë Botërore.

Përkundër faktit se u përpoq të tregonte qëndrueshmëri duke publikuar foto të ekuipazhit të mbijetuar, është një humbje e hidhur, të cilën Rusia nuk do ta linte pa përgjigje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci