Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është gati të sjellë projektin e saj të ri muzikor për fansat e saj.
Ajo kësaj radhe vjen me një këngë e cila quhet “The Motto”, bashkëpunim ky me një ndër DJ-të më të famshëm botëror, Tiesto.
Këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram triailer-in e klipit. “The Motto” do të publikohet nesër(e enjte).
View this post on Instagram
Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë, për të cilin nuk është hera e parë që bashkëpunon me një këngëtare shqiptare.
Në vitin 2019, ai realizoi një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual”, një këngë e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe ishte hit i atij viti.
View this post on Instagram
