Të fundit

Kryeministri italian infektohet me Covid-19

Kryeministri italian Mario Draghi është infektuar me Covid-19.

Si rrjedhojë kryeministri italian nuk do të shkojë në Afrikë këtë javë për të diskutuar rreth uljes së vartësisë nga gazi rus ashtu sikur ishte planifikuar në axhendën e tij, tha zyra e Draghi.

Në vende të tij në Afrikë do të shkojnë ministra të ndryshëm të qeverisë italiane, shkruajnë mediet italiane.

Draghi kishte në plan të vizitonte Republikën e Kongos dhe Angolën më 20 dhe 21 prill për të nënshkruar kontratat e energjisë.

Italia, e cila importon rreth 95% të gazit që konsumon, është një nga vendet evropiane më të varura nga gazi rus, me 45% të importeve të saj që vijnë nga Rusia.

Për sa i përket gjendjes shëndetësore, Draghi nuk ka asnjë simptomë nga koronavirusi.

Qeveria italiane ka aplikuar sanksione të mëdha kundër Moskës pas pushtimit rus të Ukrainës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci