Në kuadër të ditës së Tokës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje të publikuar në Facebook ka lansuar një fushatë vetëdijësuese për pastrimin e qytetit dhe ruajtjen e ambientit me motot “Vepro Gjelbër” dhe “Duaje Çdo Ditë’”.
Me këtë rast, Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve, institucioneve apo organizatave t’iu bashkohen iniciativave të tilla për ta mbajtur pastër Prishtinën duke kontribuar në ambientet ku veprojmë.
Me rastin e Ditës së Tokës, Rama do të jetë pjesëmarrës në këto aktivitete:
Data: 21-04- 2022
Ora: 13.00 – Pastrimi i Tullëtores bëhet për here të parë. Ky aksion do të realizohet me FSK, Zjarrfikësit dhe Policinë
Data: 22-04-2022
Ora: 10:30 Sheshi Zahir Pajaziti – Vertical Garden Activity me UNDP & UNICEF
Ora: 11:30 – Inagurimi i Shkollës së Gjelbër
Ora: 14:00 – Vendosja e shportave për mbeturina në ambientet e Shkollës së Gjelbër
