Aktori Johnny Depp e akuzoi ish – bashkëshorten e tij, Amber Heard se e kishte kërcënuar duke i thënë se do të bënte vetëvrasje sa herë që ata grindeshin mes vete.
“Znj. Heard kishte folur për vetëvrasje në disa raste, dëshmoi aktori në gjykatë të mërkurën për gjykimin e tij të vazhdueshëm për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij.
“Kjo është gjithmonë diçka që ju mbetet në kujtesë dhe që keni frikë se do të ndodhë”, ka thënë aktori.
Depp më tej pretendoi se kur ai përpiqej të largohej, Heard e ndalonte duke i thënë se do të “vdiste” pa të.
“Shumë herë kur përpiqesha të largohesha, ajo më ndalonte në ashensor me rojet e sigurisë, duke qarë, duke bërtitur, e dini, ‘Nuk mund të jetoj pa ty. Unë do të vdes.’ Por duhej të dilje jashtë,” tha ai.
Depp pohoi se kur ai largohej nga shtëpia, Heard e ndiqte atë deri në shtëpi në orët e vona të mbrëmjes.
“Pesë minuta më vonë … ajo do të mbërrinte me këmishën e natës, duke bërtitur në parkingun përballë shtëpisë sime. Duke bërtitur, ishte 4 e mëngjesit, 3 e mëngjesit,” pretendoi ai. “Ishte qesharake, ishte jashtë kontrollit, ishte e pakontrollueshme”.
Heard ende nuk është përgjigjur për akuzat e fundit në gjykatë.
