Të fundit

Kapiteni i United kërcënohet me bombë

Futbollisti i Manchester United, Harry Maguire, ka marrë një kërcënim serioz për bombë në shtëpinë e tij.

Paralajmërimi për bombë erdhi me anë të një emaili ku thuhej se një bombë do të vendosej në shtëpinë e kapitenit të United.

Me të marrë informacionin policia e Cheshire me qen nuhatës është dërguar në rezidencën ku jeton Maguire me të fejuarën Fern Hawkins dhe dy vajzat e tyre.

Një zëdhënës i Maguire tha: “Në 24 orët e fundit, Harry ka marrë një kërcënim serioz për shtëpinë e familjes së tij.

“Ai e ka raportuar këtë në polici, e cila tani po shqyrton çështjen. Siguria e familjes së tij dhe atyre përreth tij është padyshim prioriteti numër një i Harry-t.

“Ai do të vazhdojë të përgatitet normalisht për ndeshjen e kësaj fundjave dhe ne nuk do të komentojmë më në detaje në këtë moment”.

Gjigantët e Mançesterit po vuajnë një formë të tmerrshme dhe humbën 4-0 ndaj rivalëve Liverpool të martën.

Maguire dhe pjesa tjetër e ekipit të United marrin rregullisht kërcënime me vdekje në mediat sociale, por konteksti i këtij kërcënimi të fundit është marrë jashtëzakonisht seriozisht.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci