Të fundit

Lumezi deklarohet për herë të parë për skandalin “më të madh të pasluftës”

Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është deklaruar për herë të parë për skandalin më të madh të pasluftës, i cili zbuloi përfshirjen e dy agjentëve të AKI-së në gjykimin e “Syrit të Popullit” .

Ai, një ditë para se t’i përfundonte mandati, ka deklaruar se nëse agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë dëshmuar me identitet të ndërruar në rastin “Syri i Popullit” me vendim të drejtorit, mund të ketë qenë e ligjshme.

Lumezi ka thënë se nuk e di nëse prokurori i rastit ka qenë në dijeni për këtë, por që sipas tij kjo mund të jetë bërë për mbrojtje të personave që punojnë në shërbimin informativ.

“Unë nuk di nëse prokurori i rastit që e ka hetuar këtë rast e ka ditur që AKI-ja ka ndërruar identitetin e dëshmitarëve. Nëse e ka ditur dhe nëse kjo është bërë për të mbrojtur konfidencialitetin dhe për mbrojtjen e personave që punonjnë në shërbimin informativ të Kosovës me vendim të drejtorit, unë mendoj që është e ligjshme”, ka thënë Lumezi në Kallxo Përnime.

Tutje ish-kryeprokurori i Kosovës tha se nëse ky rast ka qenë i kundërligjshëm, mund të ketë bazë për procedurë penale.

“Unë besoj që gjykatësit i kanë treguar por, edhe ky rast është në shqyrtim në gjykatë, në shkallë të parë, duhet të presim vendimin dhe nëse thotë se kjo ka qenë e kundërligjshme atëherë krijohet bazë për procedura penale ndaj dikujt”, shtoi tutje Lumezi.

Hulumtimi i publikuar nga mediumi online Paparaci është cilësuar si skandali më i madh i pasluftës në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kështu kishte deklaruar avokati Arianit Koci pas publikimit të këtij hulumtimi nga Paparaci.

“Gjyqësinë, sigurinë dhe inteligjencën e kam fah. Kam shumë informacione. Prandaj, nëse ky lajm është i vërtetë – e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht – lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës”, ishte shprehur ai.

Një hulumtim i mediumit online Paparaci i publikuar në muajin nëntor, zbuloi përfshirjen e dy agjentëve të AKI-së në dhënien e deklaratave të rrejshme në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të organizatës së ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Sipas shkrimit hulumtues të mediumit Paparaci, ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore në janar të vitit 2018 me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal. Sylë Hoxha dhe Driton Gashi ishin marrë vesh gojarisht që AKI t’i pajisë me identitete të rrejshme dy zyrtarët të cilët kishin vëzhguar Sadri Ramabajën në restaurantin Panorama në Zllatar më datë 11 mars 2017.

Me ato identitete ishin prezantuar në gjykatë si dy qytetarë të thjeshtë – njëri cigareshitës, e tjetri i papunë. Në janar të vitit 2018, ata kishin dëshmuar rrejshëm kundër Ramabajës dhe të tjerëve në rastin gjyqësor të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Këto dëshmi mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë përdorur më vonë nga ish-presidenti Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për lidhje me terrorizmin, përkatësisht organizatën “Syri i Popullit”.

Skandal: Agjentë të AKI-së dëshmitarë të rrejshëm – përmenden Thaçi, Veseli, Kurti e Konjufca

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci