Të fundit

Graniti paketon valixhet, Fifi nisë të qajë

Në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, tash e sa kohë po zhvillohet ndër spektaklet më të ndjekura, Big Brother Vip.

Ditën e djeshme, ish-futbollisti Granit Cana ka marrë vëmendje të madhe nga publiku pas disa debateve të tij me disa banorë, në lidhje me lojën e tij në këtë shtëpi.

Ai është akuzuar disa herë nga banorët e tjerë se po bën lojë përmes vajzave të tjera në shtëpi, duke përmendur po ashtu se ka përdorur Fifin për të ecur përpara.

I mërzitur nga ato që janë thënë, Graniti ka filluar të bëjë gati valixhen, me dëshirën për të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP. Menjëherë pas këtij tentimi largimi të Granit Canës, ka reaguar Fifi dhe ka nisur të qajë.

Në videot e publikuara nga BBV në Instagram, Fifi mund të shihet teksa ngushëllohet te banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa në një moment fillon të qajë edhe këngëtari Sabiani.

Granit Cana u votua të martën për të dalë nga shtëpia, por që pati fatin të ketë “biletën kthyese” në topin e fatit, me çka iu rikthye edhe një herë garës në Big Brother VIP.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci