Dyshja Amber Heard dhe Johnny Depp po hyjnë në ditën e gjashtë të gjyqit.
Jurisë së Virginias iu shfaq audio -incizimi në të cilin Depp i lutej që Heard ta priste me thikë.
Thika në fjalë kishte mbishkrimin “Deri në vdekje” në spanjisht, si dhe “Slim”, pseudonimi i zotit Depp për ish-gruan e tij.
‘Doni të më preni diku?’, dëgjohej aktori Depp në audio – inçizim.
‘Lëre thikën poshtë! Hidhe thikën poshtë. Mos e bëj këtë Johnny’, përgjigjej Heard.
AUDIO RECORDING: Snippet of what was played at end of day. – July 2016, two months after the filing of divorce/restraining order. #JohnnyDepp and #AmberHeard agreed to meet. Depp asks where she wants him cut, “Where do you want the scar?” Then Heard begs him not to cut himself. pic.twitter.com/GKl22OClLr
— Cathy Russon (@cathyrusson) April 21, 2022
Ajo është paditur për 50 milionë dollarë nga zoti Depp për të nënkuptuar se ai e ka abuzuar me të në një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post. Gjyqi po mbahet në Fairfax, Virxhinia, sepse gazeta ka serverë atje për edicionin e saj online.
Avokatët e Heard argumentojnë se Depp abuzoi me aktoren e “Aquaman” fizikisht dhe seksualisht, dhe pretendojnë se mohimet e tij nuk janë të besueshme, sepse ai shpesh ishte shumë i dehur ose i lodhur për të kujtuar atë që ndodhi.
Johnny kishte vënë në pah edhe lidhjen e Amber Heard me Elon Musk, ndërkaq ky i fundit ia kishte blerë edhe një veturë luksoze aktores.
Në një intervistë të dhënë më parë, Elon i hodhi poshtë këto aludime duke thënë se romanca e tyre e shkurtër ndodhi pas ndarjes së artistes nga Depp.
