Të fundit

Zbulohet oferta që Arsenali po e bën gati për Abraham

Arsenali raportohet se ka rikthyer interesimin për sulmuesin anglez, Tammy Abraham.

24-vjeçari u transferua te Roma nga Chelsea në verën e vitit të kaluar po kalon një sezon mbresëlënës te skuadra italian.

Abraham ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 46 paraqitje për romakët.

Forma e tij ka bërë që Arsenali të synojë sërish transferimin e tij. Sipas “Dailystar”, klubi londinez po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurove për 24-vjeçarin.

Transferimi i ish-sulmuesit të Chelseas në “Emirates Stadium” thuhet se varet edhe nga kualifikimi i mundshëm i Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Tammy Abraham ka kontratë të vlefshme me Romën deri më 30 qershor 2026.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci