Real Madridi thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Antonio Rudiger si një transferim i lirë nga Chelsea.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano pretendohet se 29-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.
“Kontrata nuk është nënshkruar ende – por Real Madridi tani po mbyll marrëveshjen me Rudiger pa pagesë. Do të jetë një marrëveshje afatgjatë. Detajet përfundimtare do të diskutohen së shpejti, përpara nënshkrimit të kontratës”, thuhet në postimin e Romanos.
Real Madrid have reached verbal agreement with Antonio Rüdiger. Contract not signed yet – but Real Madrid are now closing on Rüdiger deal on a free: here we go soon! ⚪️🤝 #RealMadrid
It’s gonna be a long-term deal. Final details to be discussed soon, before signing the contract. pic.twitter.com/Jn0uvP0UQa
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 25, 2022
Kontrata e Rudiger me Chelsean do të skadojë në fund të sezonit dhe lojtari do të jetë i lirë të vendosë për të ardhmen e tij.
Rudiger iu bashkua Chelseat nga Roma në vitin 2017 dhe ka grumbulluar 196 paraqitje për klubin, duke ngritur pesë trofe përfshirë edhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
