Sekretari i shtetit i ShBA-së, Antony Blinken konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë 322 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për Ukrainën, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Financimi i ri sjell ndihmën totale të sigurisë së ShBA-së për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në 3.7 miliardë dollarë apo 3.45 miliardë euro.
Megjithatë, Moska e ka paralajmëruar tani Uashingtonin që të mos dërgojë më shumë armatime për rivalin e saj, pasi lufta në Ukrainë po i afrohet javës së dhjetë.
“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës derdhin armë në Ukrainë dhe kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike”, tha Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA.
Ai shtoi se një notë zyrtare diplomatike i është dërguar Uashingtonit.
