Vetëm pak ditë pas ngjarjes tragjike ku në shesh xhirim mbeti e vdekur Halyna Hutchins, një tjetër rast pothuajse i njejtë ka ndodhur përsëri.
Bëhet fjalë për Nic Cupac aktorin e njohur të Indiana Jones i cili ka ndërruar jetë në ambientet e xhirimit.
Sipas “The Sun” trupi i tij i pajetë u gjet në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fes të Marokut.
Vdekja e tij thuhet se ka ardhur për shkaqe natyrale.
Cupac ka punuar në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, si: Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story.

