Të fundit

Pas “Squid Game”, ky është seriali i ri që po shikohet në masë të madhe

Pas shikueshmërisë së jashtëzakonshme në mbarë botën vëmendja e “Squid Game” ka filluar të bjerë dhe tani shikueshmërinë po e merr një tjetër prodhim koreano-jugor.

“My name” titullohet drama e re që tashmë ka filluar transmetimin në Australi.

Seriali me tetë episode flet për personazhin Yoon Ji-woo, e cila po kërkon hakmarrje pasi babai i saj gangster u vra me gjakftohtësi në ditëlindjen e saj të 17-të.

Ajo bashkohet me bandën Dongcheon, të drejtuar nga miku i babait të saj dhe shefi i krimit Choi Mujin, i cili e stërvit atë në palestrën e tij të arteve marciale.

Ji-woo më pas bashkohet me forcën e policisë së fshehtë ndërsa përpiqet të gjejë vrasësin përgjegjës për vdekjen e babait të saj, duke i çuar shikuesit në një udhëtim të egër.

Seriali “My Name” u transmetua për herë të parë në Netflix më 15 tetor dhe tashmë ka fituar vlerësime mes shikuesve për kinematografinë, aktrimin dhe skenarin e tij të denjë.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci