Raportohet se Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri të vendit.
Siç shkruan Klan Kosova sulmi ndaj Policisë ka ndodhur në Zubin Potok.
Ndërkohë, që tutje shkruhet se cak i sulmit ishin policët, por që të njëjtit kanë shpëtuar sepse vetura ka qenë e blinduar.
Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e policisë së Kosovës po sulmohen në veri të vendit.
Deri më tani, sipas informacioneve zyrtare, policia në këtë pjesë të vendit është sulmuar pesë herë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i pati quajtur këto sulme si akte terroriste.
