Të fundit

Tahiri paralajmëron shpalosjen e statistikave rreth energjisë

Abelard Tahiri, ka paralajmëruar konferencë për shtyp, duke filluar prej orës 14:00.

Shefi i deputetëve të PDK-së tha se në këtë konferencë, do të shpalosë numra dhe statistika konkrete rreth energjisë elektrike nga dhjetori i 2021-s deri në muajin prill, të këtij viti.

Deputeti Tahiri tha se këto statistika e forcojnë me argumente shtesë nevojën e themelimit të komisionit hetimor parlamentar.

“Duke lënë anash komentimin dhe interpretimet politike, kësaj radhe, statistikat do të flasin vetë. Ju ftoj ta ndiqni”, shkroi ai në Facebook.

Konferenca për media, siç njoftoi edhe Partia Demokratike, do të mbahet te selia qendrore e këtij subjekti politik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci