Tenisti serb, Novak Gjokoviq, do të mund të marrë pjesë në Wimbledon pasi që Anglia ka hequr kufizimet për vaksinimet kundër koronavirusit.
Fituesi i 20-të Grand Slam-it, Gjokoviq, i cili e ka bërë të qartë se nuk është i vaksinuar kundër virusit, nuk u lejua të merrte pjesë në Australian Open për shkak të vaksinimit dhe u dëbua nga vendi.
34 vjeçari, do të jetë gjithashtu në gjendje të konkurrojë në French Open pasi organizatorët në Paris po ashtu hoqën të gjitha kufizimet për Covid.
Turneu i këtij viti do të zhvillohet nga data 27 qershor deri më 10 korrik.
