Të fundit

Plaçkitet shtëpia e Shkodran Mustafit

Shtëpia e Shkodran Mustafiit është plaçkitur derisa lojtari ishte brenda në të, raporton gazeta Levante, transmeton Paparaci.

Sipas burimit të lartpërmendur, sulmuesit ishin tre persona me kapuç, të cilët morën para, bizhuteri, orë dhe çanta.

Fatmirësisht, ata nuk ushtruan dhunë kur zbuluan praninë e Mustafit në shtëpi. Në fakt, sipas versionit të publikuar nga Superdeporte, kur hajdutët zbuluan se lojtari gjerman ishte brenda shtëpisë, ata zgjodhën të largoheshin.

Burime të hetimit, e cila është në duart e Gardës Civile, nuk përjashtojnë që sulmuesit janë pjesë e një bande që ka sulmuar banesat e futbollistëve të ndryshëm, duke përfituar nga fakti se ata po luanin ndeshjet e tyre.

Hyrja në shtëpinë e Mustafit do të bëhej nga një dritare ballkoni. Derisa lojtari e kuptoi prezencën e tij, gjysmë ore më vonë ata po plaçkisnin dhoma të ndryshme të shtëpisë.

Mustafi jeton në një urbanizim të njohur dhe të shtrenjtë në qytetin e Betera, rreth 20 kilometra nga Valencia dhe ku banojnë edhe futbollistë të tjerë.

Futbollisti ka bërë tashmë denoncimin përkatës dhe llogarit se plaçka e sulmuesve, duke përfshirë para, bizhuteri apo orë, mund të arrijë në rreth një milion euro.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci