Në këtë të premte, binjakët Donald e Romeo Veshaj nisin programin e tyre “Më lër të flas” në Top Channel.
Ashtu siç ishte paralajmëruar përgjatë aventurës së tyre në Top Channel, ata do të jenë në “prime time” nga ora 21:00.
Është përfolur gjerë e gjatë mbi mysafirin e parë në program.
View this post on Instagram
Në media është aluduar mbi mundësinë që në emisionin e parë e ftuar të jetë moderatorja e njohur, Bora Zemani.
Por, mesa duket i ftuari i parë do të jetë Mozzik.
Kështu është kuptuar nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.
Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhiruar/realizuar me skeçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjerrë.
